Ne fshatin e Dhermiut te rrethuar nga nje anë nga malet dhe nga ana tjeter me kaltersine e detit gjendet dhe @gogosboutiquehotel.
Hoteli eshte i ndertuar mbi koder ku nje nga vendet e juaja te preferuara do jete veranda nga ku mund te shijoni perendimin e diellit, majat e maleve dhe detin e kaltër.
Nje nga perendimet me te bukura qe kam shijuar ne kete zone te rivierës.
I gjithe ambjenti eshte i rrethur nga lulet, pemet e ullirit dhe mbizoteron kudo ngjyra e bardhe dhe cdo gje te percjell ndjesinë e bukur të stines së verës, e ne cdo ambjent qe do qendroni do ju shoqeroje pamja e detit dhe freskia e pemëve.
Dhomat kane shume hapësirë, janë teper komode, pothuajse te gjitha me pamje nga deti dhe te pajisura me smart TV, figorifer, kondicioner dhe ballkon.
Mengjesi sherbet ne hotel dhe gjate darkes mund te shijoni nje goter vere dhe snacks ne veranden e hotelit qe do behet dhe vendi juaj i preferuar.
Stafi perkujdeset per cdo detaj, janë shume të sjellshem dhe gati per tju ndihmuar ne cdo gje qe ju nevojitet.
Hoteli gjithashtu ka parking dhe Wifi dhe nese deshironi mendimin tim, plazhin mund ta bëni tek Morsi, nje vend aq i bukur, i veçantë me nje stil unik dhe ka dy plazhe te bukura dhe te veçuara ku mund te shijoni ushqimin por edhe qetësinë e detit.
E shijova te gjithe qendrimin dhe sidomos pamjen aq te bukur qe te fal hoteli keshtu qe ju mbetet ta vizitoni!
Source: https://www.instagram.com/p/CfZW6AKtzOB/?igshid=ZjE2NGZiNDQ%3D