Shtegu i Mullinjve ndodhet midis plazhit të Dhërmiut dhe fshatit mbi shkëmb. Ka një gjatësi prej 1.5 km, është e gjitha e shtruar me gurë, dhe ka shenja ndihmuese për të njohur vendin ku po kalon dhe historinë e pikave të veçanta gjatë këtij shtegu. Mund ta filloni këtë shteg në rrugën dytësore të plazhit të Dhërmiut, ose prane burimit të Potamit në fshat.
Quhet “Shtegu i Mullinjve” sepse është plot me mullinj, të cilët dikur punonin me rrjedhën e burimit te Potamit. Prej tyre sot kanë mbetur vetëm ndertesa te braktisura, të cilat po rikthehen si pjesë e natyrës duke u mbulur me shkurre dhe gjethe.
Dikur kjo rrugë përdorej vetëm nga banorët e fshatit për të zburitur poshtë drejt plazhit, por tani është kthyer në një atraksion turistik dhe vizitohet nga mijëra persona çdo vit.
Gjatë kësaj shëtitjeje do të mund të shihni dy kisha të vjetra shekullore, ujvarën piktoreske, gjurmët e hidrocentralit të parë te ndërtuar ne fshatrat e Shqipërisë, etj. Një prej këtyre atraksioneve është dhe dërstili, ose siç njihej ndryshe Trovea, që ishte vendi ku gratë e fshatit Dhërmi lanin rrobat e mëdha dhe qilimat prej leshi.
Rruga është e lehtë për tu përshkruar më këmbë dhe është lehtësisht e përballueshme pëer te gjitha moshat. Kush ka dëshirë të vazhdojë më tej, mund të vazhdojë ngjitjen në fshat