Midis fshatrave Ilias dhe Dhërmi në një kodër me një peizazh mahnitës nga deti gjendet Manastiri i Shën Theodhorit. Manastiri është ndërtuar shekullin e 14-të mbi faltoren e lashtë të perëndisë Zeus dhe Artemisit, perëndeshës së gjuetisë, po përfundoi gati 500 vjet më vonë Manastiri gjendet mbi një kodër të gjerë të mbuluar nga ullinj dhe qiparisë mes Dhërmiut dhe Kanionit të Gjipesë. Manastiri është bërë i vizitueshëm nga turistët disa vite më parë kur u ndërtua një rrugë e ngushtë për makina që përfundon në një shesh pushimi disa qindra metra larg manastirit. Prej këtu, turistët mund të vizitojnë plazhin e Gjipesë, një nga më të bukurit dhe më pak të eksploruarit të bregdetit të jugut.