Gjiri i Gramës ndodhet në jug të Gadishullit të Karabururnit i njohur ndryshe si Gjiri i Grammatas.
Rruga e vetme më e shkurtër për të shkuar në gji është udhëtimi në det, ndërsa për të apasionuarit pas aventurës së ecjes, ka edhe itinerare tokësore të një niveli të caktuar vështirësie. Ekspedita të shumta kanë provuar udhëtimin në këmbë përmes pyjeve të Parkut të Llogorasë, drejt rrëpirave të Karaburunit që zbresin thikë mbi det.