Kalaja Porto Palermos, Himarë është një monument i trashëgimisë kulturore e ndërtuar në një gadishull me një panoramë mahnitëse midis qytetit të Himarës dhe Qeparoit. Për nga mënyra e ndërtimit është unike në llojin e saj në Shqipëri. Kalaja është një perlë e paçmuar e trashëgimisë shqiptare.
Kalaja është ndërtuar mbi gadishullin e gjirit të vogël tektonik të Porto Palermos, në antikitet e njohur me emrin gjiri i Panormes.