Gogo's Boutique Hotel

Rreth Nesh

Mirësevini në Gogo’s
Boutique Hotel,

Midis lisave dhe pemëve të ullirit, do të gjeni Gogo’s Boutiqe Hotel.

Aty ku deti takon malin, shkrirë në një peizazh që të lë pa frymë, kemi krijuar një oaz që të shijoni këtë përrallë të natyrës.
Gogo’s Boutique Hotel ndodhet në pjesën më të bukur të Dhërmiut, fshatit të 40 kishave.
Vendodhja jonë u lejon mysafirëve të kalojnë në rrugët kryesore që të çojnë në plazhet më të bukura të fshatit, gjiret aty pranë, dhe në pikat më të rëndësishme turistike të fshatit të vjetër të Dhërmiut, si kishat dhe manastiret.

Të kuruara me një stil bashkëkohor mesdhetar, dhomat tona ofrojnë rehati dhe panorama piktoreske të bregdetit jonian për të shijuar pushimet me familjen dhe miqtë.
Në verandat e barit tonë, mund të shijoni vaktet ose pijet tuaja, teksa provoni një përvojë të plotë të shqisave, rrethuar nga natyra.

Pronarët dhe stafi i Gogos’s Boutique Hotel janë të përkushtuar në krijimin e një vendqëndrimi familjar, plot frymë dhe stil, për ta bërë qëndrimin tuaj sa më të kënaqshëm dhe të kujtueshëm. Ne kemi kuptuar se nuk ka mikpritje më të mirë se të kuptuarit e nevojave të mysafirit. Për ne, qëllimi është të krijojmë pritshmëri të vërteta për klientët tanë e më pas jo vetëm t’i përmbushim, por t’i tejkalojmë, në mënyra të papritura dhe të dobishme.

Vlerësime

Digital-Award-TRA-2023

#Awarded to Gogo's Boutique Hotel

Jemi të ngazëllyer të lajmërojmë se hoteli ynë ka marrë çmimin Përshtypjet e Udhëtarëve 2023 nga Booking.com! Ky çmim është dëshmi e nivelit të lartë të kënaqësisë që mysafirët tanë kanë ndjerë gjatë qëndrimit të tyre tek ne.
Çmimet e Përshtypjeve të Udhëtarëve bazohen në vlerësimet dhe përshtypjet që udhëtarët lënë në Booking.com pas qëndrimit të tyre. Këtë vit, morëm vlerësimin 9 nga 10, arritje e madhe për të cilën jemi shumë krenarë.
Ky çmim është dëshmi e përkushtimit tonë për të ofruar shërbime, rehati dhe pajisje të shkëlqyera për mysafirët tanë. Është gjithashtu një tregues i cilësisë së hotelit tonë dhe ekperiencave të mira që mysafirët tanë kanë pasur gjatë qëndrimit të tyre tek ne.

PËRSHTYPJE

Çfarë thonë klientët

FAQ

Pyetjet më të shpeshta

P: Cila është politika juaj e anullimit të rezervimeve?
Pgj: Kërkojmë një njoftim më herët se 10 ditë përpara dates së rezervimit për anullime apo ndryshime në planin tuaj. Nëse anulloni deri 15 ditë para datës së rezervimit, do të paguani çmimin e plotë të rezervimit.

P: A mund ta anulloj rezervimin online?
Pgj: Po, mund të anulloni rezervimin tuaj online, ose direkt me recepsionistët.

P: Kur do të më duhet të paguaj për rezervimin tim?
Pgj: Do të paguani para check-in-it.

P: Çfarë formash pagese pranoni?
Pgj: Pranojmë kartat e kreditit të kompanive të mëdha, karta debiti, transferta bankare dhe para në dorë.

P: Cila është koha e check-in?
Pgj: Koha e check-in është ora 02:00 pasdite.

P: Cila është koha e check-out?
Pgj: Koha e check-out është nga ora 08:00 deri në 11:00 paradite.

P: A mund të bëj kërkesë për check-in ose check-out më herët?
Pgj: Check-in dhe check-out më herët varen nga disponueshmëria dhe mund të shoqërohen me pagesë shtesë.